Lojtarët e Manchester United raportohet se po përballen me ulje pagash deri në 25 për qind pasi “Djajtë e Kuq” humbën mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Ralf Rangnick humbi 4-0 si mysafir ndaj Brighton & Hove Albion dhe kjo i dha fund matematikisht shpresave të tyre. Ata aktualisht janë në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me vetëm një ndeshje para.
Përtej aspektit sportiv dhe prestigjit, mosluajtja në Champions League do të ketë edhe pasoja financiare për klubin, transmeton Gazeta Express.
Sipas Daily Mail, futbollistët tani përballen me ulje të pagave deri në 25 për qind pasi nuk e arritën fazën e grupeve të Champions League.
Cristiano Ronaldo, për shembull, do ta shihte pagën e tij të reduktuar nga 385,000 paund në javë në 288,000, ndërsa David de Gea thuhet se do të shkonte nga marrja e rreth 375,000 paund në javë në rreth 281,000.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...