Google ADS

Pasi u iniciua procedurë disiplinore, reagon Ballkani

12:01 | 27 Prill 2021
V. S.

Ballkani ka reaguar pasi u iniciua disiplinore kundër tyre.

Para disa ditëve, Ballkani publikoi letër të hapur drejtuar presidentes, kryeministrit dhe ministrit të kulturës, rinisë dhe sportit me pretendimet se në Superligën e Kosovës janë duke u bërë kalkulime.

Postimi i plotë:

“REAGIM NDAJ INICIMIT DISIPLINOR

FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur indinjatën e thellë për dukurit negative në futbollin elitar në Kosovë.

FC Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

FC Ballkani, asgjë nuk ka shpifur asgjë nuk ka devijuar asgjë nuk ka shtuar vetëm ka treguar realitetin, realitet ky që fatmirësisht po e flasin të gjithë,( por fatkeqësisht për sportin ) ekspert të sportit, analist sportiv, gazetar sportiv, por më kryesorja po e fletë hapur edhe simpatizuesit dhe dashamirë të sportit në gjithë Kosovën.

Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt.

FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit.

Shtrohet pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të.

Nëse FFK, këtë e ka bërë për të na zmbrapsur apo për të na frikësuar që të heqim dorë nga e drejta dhe sensibilizimi ju themi se janë duke gabuar, misioni i tyre nuk është ky.

Ky vend ka Zot, ky vend duhet të kthehet nga e mbara, ky vend meriton me tepër, ky vend meriton të ndalet avazi i vjetër, gjërat pastaj natyrshëm do bien në vendin e tyre.

Jo matematika po futboll të vërtet”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme