Rekordi i Steven Gerrard në Champions Leagu tashmë është thyer.
Mohamed Salah shënoi golin e 22-të në Champions League – duke përfshirë edhe kualifikimet – për Liverpoolin të mërkurën mbrëma kundër Midtjylland, transmeton Gazeta express.
Me këtë, kaloi legjendën e ‘Redsave’, Steven Gerrard që mbante rekordin me 21 finalizime, me kapitenin që e ka fituar Champions Leaguen në sezonin 2004/05.
Salah ka thënë se tani synon ta thellojë edhe më shumë diferencën me Gerrardin dhe ta ruajë për vete këtë rekord historik me fanellën e Liverpoolit.
Ai tani është golashënuesi më i mirë në histori të Champions League për Liverpooli.
“Është ndjenjë fantastike të jem golashënuesi më i mirë për klubin, diçka për të cilën jam krenar”, tha 28-vjeçari.
“Më duhet të vazhdoj në këtë mënyrë, të shënoj më shumë gola, që të thellojë diferencën mes meje dhe të tjerëve. Po tentoj gjithmonë të shënoj gola dhe të ndihmojë të fitojë ekipi”.
“Për mua, ky është një ndër golat më të rëndësishëm”. /Arbresh.info/
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...