Trajneri i Barcelonës, Xavi, do të bashkohet me skuadrën e tij në Shtetet e Bashkuara më 19 korrik.
Ekipi katalunas ka udhëtuar në Miami, atje ku do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të fazës para-sezonale.
Megjithatë, Xavi nuk u lejua që të udhëtojë për shkak të një problemi lidhur me kërkesën e tij për hyrje në SHBA.
Si pjesë e rregullave të vizave, në SHBA kërkohet një leje speciale për të vizituar vendin në rast se personi më herët ka udhëtuar për në Iran.
Xavi kishte udhëtuar në Iran në kohën sa ishte te Al-Sadd.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, ish-reprezentuesi i Spanjës do të udhëtojë direkt për në Miami nga Barcelona më 19 korrik, në orën 9 të mëngjesit – pasi të ketë marrë dritën e gjelbër nga autoritetet amerikane për të udhëtuar.
Përforcimi i fundit, Robert Lewandowski, thuhet se do të arrijë në të njëjtën kohë me Xavin.
Barcelona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballet me Inter Miamin (20 korrik), me Real Madridin (24 korrik), me Juventusin (27 korrik) dhe me New York Red-Bullin (31 korrik)./GE/
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Interesim i lartë për Fest 2, rezervohen biletat për natën f...
Ilir Meta mbetet në burg, flet avokati i tij pas këtij vendi...
Misioni amerikan në OKB shkruan për takimin e Ambasadorit Wo...
Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda/ Si ta ndaloni atë