Distria Krasniqi, xhudistja që bëri krenarë gjithë kombin shqiptar, me fitoren me ippon kundër serbes Andrea Stojadinov, pas fitores ajo merr lajmin e hidhur, i ndërron jetë gjyshja e saj.
Gjyshja e shtëpisë. Shkrimtarja Naime Beqiraj i shpreh ngushëllime familjes së Distrisë, duke shkruar mes të tjera:
“Sa koincidencë, në çastin kur Distria e fiton betejën, jep shpirt gjyshja e Distrias. Ka qenë grua e rrallë, atdhetare, i ka rritur e vetme fëmijët kur burri i saj Mehmet Krasniqi vuante burg në kazamatet serbe.
Gjyshja e Distria Krasniqit
Tetja, siç e njihnim ne, ka lëne pas vajza e djem, nipa e mbesa, por nga të gjithë, në pamje e energji me së shumti i ngjante Distrias.
Dritë pastë shpirti i Tetës”.
“Sot nana jonë, tetja e të gjithëve, na e dha lamtumirën e fundit.
Dashurinë dhe heroizmin e një nane, na e la amanetin e fundit!”, shkruan Lumka Krasniqi.
Para disa orësh Distria fitoi medaljen e artë në garën e madhe Grand Prix në Antalya në Turqi.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador