Pasi fitoi titullin, Bayern shkarkon Oliver Kahnin dhe Hasan Salihamidzic

19:13 | 27 Maj 2023
Orgesa Haziri

Pak orë pasi fitoi titullin e 11-të radhazi të Bundesligës, Bayern Munich konfirmoi dy ndryshime të mëdha në hierarkinë e klubit.

Sipas një deklarate, CEO Oliver Kahn, ashtu edhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic janë liruar nga klubi.

Vendimi është marrë nga bordi mbikëqyrës i klubit dhe ata tashmë kanë punuar shpejt për të sjellë një CEO të ri.

Kahn e mbajti postin e tij që nga viti 2021, ndërsa ai i Salihamixhiqit daton në vitin 2017.

Jan-Christian Dreesen, i cili ka qenë nënkryetar i bordit për dhjetë vitet e fundit, tani do të marrë detyrën nga Kahn.

“Dreesen ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për FC Bayern gjatë dhjetë viteve të fundit,” tha kryetari i bordit mbikëqyrës Herbert Hainer për vendimet.

“Ai jeton në FC Bayern , e njeh klubin brenda dhe e di se çfarë është e rëndësishme këtu. Jemi shumë të kënaqur që ai e ka pranuar këtë detyrë. Ai mund të merret pa u mësuar me të, dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet FC Bayern në situatën aktuale. Rrjedha e këtij sezoni pas pushimit dimëror dhe mendimet e ndryshme për drejtimin e ardhshëm të skuadrës sonë na kanë shtyrë që të arrijmë marrëveshje me Salihamixhiqin për t’i dhënë fund postit të tij menjëherë. Vendimi ishte i vështirë për ne.”

Kërkimi për zëvendësimin e Salihamixhiqit është në vazhdim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme