Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka kërkuar që ‘Topi i Artë’ t’i dhurohet Rodrit pasi ai ishte kyç në triumfin e ‘Furisë së Kuqe’ në Euro 2024.
Pa asnjë diskutim, ndeshja finale ndaj Anglisë ishte më e hidhura për yllin e Manchester Cityt në këtë turne, pasi ai u detyrua të largohej i lënduar pas pjesës së parë, ndonëse më vonë mori çmimin si lojtari më i mirë i këtij turneu.
“Rodri, Topi i Artë tani, ju lutem, ai është më i miri në botë”, ka thënë De La Fuente duke folur me entuziazëm për yllin e tij.
Kontrata e teknikut spanjoll gjithashtu mund të zgjatet, ndërsa ajo aktualja skadon në vitin 2026, megjithatë suksesi në Kampionatin Evropian i ka bindur krerët e Federatës që t’i ofrojnë kontratë të re.
“Unë jam i lumtur, i lumtur që jam pjesë e Spanjës gjithashtu. Dua të vazhdojë dhe mendoj se edhe Federata e Futbollit të Spanjës dëshiron gjithashtu”.
“Nuk ka problem që të përmirësohet çfarë ka nevojë të përmirësohet (në kontratën e tij aktuale). Mendoj se do të përfundojë. Nëse diçka ka nevojë të rishikohet, unë nuk jam i shqetësuar”, ka thënë De La Fuente.
Teksa Anglia kishte ndoshta një dominim më të lehtë ndaj Spanjës në pjesën e parë, spanjollët u rikthyen fuqishëm në të dytën, duke i shkaktuar kaos mbrojtjes angleze.
De La Fuente tha se nuk foli shumë pas pushimit të pjesës së parë, por iu tha lojtarëve që të luajnë më shumë.
“Çfarë ju kam thënë atyre në pjesën e parë? Se duhet ta rrisim nivelin e lojës, ata janë më të mirët, për mua më të mirët. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, është qëllimi ynë”, përfundoi ai./Telegrafi/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor