Vedat Muriqi mbetet një ndër emrat më të lakuar në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.
Emri i reprezentuesit të Kosovës u raportua se do të kalojë në radhët e skuadrës së Fenerbahçes, por për të po interesohen edhe shumë klube të tjera.
Tashmë së fundi në garë për shërbimet e shtatgjatit ka hyrë edhe kampioni i Superligës së Turqisë, Galatasaray.
Kjo e fundit 25-vjeçarin e cili e sheh si zëvendësues të Diagnes që mund të largohet gjatë verës, shkruan “Haberturk”.
Theksojmë se ylli i Rizesporit ka shkëlqyer këtë edicion duke realizuar 17 gola dhe pati tetë asistime në 34 ndeshje.
Ndryshe, Real Betis, Levante, Celta Vigo dhe Toulouse është raportuar se mund të transferojnë prizrenasin. /Telegrafi/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja