Komisioni i Disiplinës në FIFA ka ndëshkuar me heqjen e 3 pikëve në klasifikim klubin e futbollit Shkumbini lidhur me mosdhënien e pagës së lojtarit Federico Mazur.
Shkumbini ishte denoncuar nga klubi Atletico All Boys.
Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s, më datë 7 Shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, skuadrës peqinase i janë hequr 3 pikë nga renditja aktuale.
Me heqjen e këtyre pikëve, Shkumbini shkon në 12 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit të klasifikimit të Grupit B të Kategorisë së Parë.
Ditën e djeshme, Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA mori edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Europës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim, duke lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga inspektorët e saj.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar vetëm këtë të enjte, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik.
Tetori Rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit t...
Tiranë/ KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite debati pë...
Dogana parandalon kontrabandimin e medikamenteve, në Han të ...
Pas lajmeve se Real Madridi dëshiron ta shesë – Tchouameni k...
Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudh...