Google ADS

Pas takimit urgjent, Khelaifi nuk e lejon Verrattin të shkoj te Barca

16:56 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Marco Verratti është ballafaquar me refuzimin e parë të pronarit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan sot se italiani nuk do të lejohet të largohet prej nënkampionit francez.

Mesfushori italian ndërpreu pushimet në Ibiza për të udhëtuar në Paris, transmeton Telegrafi.

Atje u takuar me presidentin e PSG-së, ku i pranishëm ishte edhe Antero Hernique, drejtor sportiv.

Lojtari nuk arriti të bindë udhëheqësit e PSG-së që ta lënë të lirë të largohet prej parisienëve.

Verratti dëshiron të shkojë te Barcelona, por PSG nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin për asnjë çmim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme