Shkarkimi i trajnerit Gian Piero Ventura, duket se nuk do të kalojë pa pasoja për federatën italiane të futbollit.
Fakti që ai nuk ka pranuar të japë vetë dorëheqjen, i ka detyruar drejtuesit e futbollit në gadishullin Apenin, të njoftojnë shkarkimin e tij, shkruan Albeu.com.
Siç raportojnë mediat italiane, ai do të paguhet edhe 866.000 euro, sipas klauzolave në kontratë. Venturës iu dha një rinovim në kontratë, deri në vitin 2020, por kjo në varësi të kualifikimit në Botëror, kështu që, pas dështimit ndaj Suedisë, kontrata e tij skadon në qershor të 2018.
Me 8 muaj të mbetur në kontratën prej 1.3 milionë eurosh në kontratë, Ventura duhet të marrë edhe 866.000 euro të tjera.
Siç raporton Premium Sport, ai mund të marrë një pozicion tjetër në federatë, dhe do të paguhet me një rrogë tjetër më të vogël.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje