Pas Rrahmanit, Napoli arrin marrëveshje me Marash Kumbullan

23:15 | 27 Janar 2020
Arbresh Info

Napoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi është një ndër me të kërkuarit në Itali për shkak të formës së mirë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sky Sport Italia, të dy klubet kanë arritur marrëveshje, por nevojitet bindja e lojtarit që ky është transferimi i duhur.

Napoli për Kumbullan do paguajë 20 milionë euro plus katër milionë euro bonus.

Në garë për mbrojtësin që një kohë të gjatë janë Inter dhe Borussia Dortmund.

Shqiptari këtë sezon ka shënuar një gol në 14 paraqitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme