KB Peja përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka hedhur dyshime për kurdisje nga gjyqtarët në ndeshjen me Golden Eagle Yllin.
Megjithatë skuadra pejane nuk ka thënë se ka fakte që një gjë e tillë ka ndodhur.
Kjo vjen pasi, KB Prishtina ka publikuar një komunikatë në rrjetet sociale, ku ka hedhur akuza për manipulim të ndeshjes me Trepçën.
Në komunikatën e skuadrës nga kryeqyteti thuhet se kanë marr informata nga disa qytetar, sipas të cilëve gjyqtarët janë parë duke u futur në një veturë të tipit Mercedes dhe dikush i ka ofruar ryshfet.
Por, skuadra nga Mitrovica ka reaguar duke mohuar çdo përfshirje në incident dhe ka insistuar që të zbardhet rezultatin.
Nga ana tjetër Peja ka thënë se të njëjti gjyqtarë ishin në krye të ndeshjes së tyre me Yllin dhe bënë “gabime tendencioze”.
“Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë”, thuhet në njoftim
Ndeshja ndërmjet Prishtinë dhe Pejës në fund u vendos të referohet nga gjyqtarët vendor./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...