Marcus Rashford është njëri nga futbollistët më të dashur në gjithë Anglinë.
Sulmuesi anglez i Manchester United përveç që është një futbollist i jashtëzakonshëm, ai është edhe një njeri me zemër të madhe.
Anëtari i Manchester United është njëri nga lojtarët më të dashur, pasi ai ka marrë iniciativë dhe ka ngritur zërin për të luftuar mungesën e ushqimit sidomos te fëmijët.
Fushata e Rashford ka marrë mbështetje të madhe publike, derisa Everton së bashku me tifozët e tyre kanë bërë një gjest jashtëzakonisht të mirë.
Pak para përballjes me Manchester United, tifozët e Evertonit e kanë falënderuar reprezentuesin anglez për gjërat e mira që po i bënë jashtë fushës.
E mesazhi nga tifozët është publikuar në ekranin gjigant të stadiumit Goodison Park.
“Faleminderit që u ndalët për fëmijët tanë që kishin nevojë për një zë, këtu në Merseyside dhe në të gjithë vendin”, thuhej në mesazhin e tifozëve të Evertonit.
Mesazhi falënderues nga tifozët e Evertonit është konsideruar si fantastik nga tifozët e futbollit.
E publikimi i tij në Twitter nga Everton ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje duke lavdëruar gjestin e tifozëve dhe klubit bardhekaltër. /Telegrafi/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...