Andres Iniesta pritet t’i jap fund karrierës së tij si futbollist aktiv, pas një aventure të gjatë në fushat e blerta.
Siç ka bërë të ditur Relveo do të jap një mesazh lamtumirës me datë tetë të këtij muaji, shkruan Arbresh.info.
Iniesta si futbollist profesionist shumicën e karrierës së tij e kaloi tek Barcelona, ku nuk pa fituar asgjë me klubin katalanas.
Në një gjeneratë të artë që pati Barcelona, në krye me Iniestan, futbollisti spanjoll fitoi katër tituj të Champions League, nëntë tituj të La Ligas, tre trofe të Kupës së Botës për Klube, tre tituj të Superkupës së Evropës, gjashtë tituj të Kupës së Mbretit dhe shtatë tituj të Superkupës së Spanjës.
Përveç suksesit të madh me klubin ai pati suksese historike edhe me kombëtaren e tij Spanjën.
Mesfushori spanjoll është fitues i Kampionatit Evropian 2008 dhe 2012, teksa ka triumfuar edhe në Kupën e Botës 2010.
Madje goli i tij ishte vendimtar në finalen ndaj Holandës ku e përcaktoi kombëtaren e “La Roja” si të parën në botë.
40-vjeçarit i mungon në karrierë vetëm “Topi i Artë”.
Prej largimit të tij nga Barcelona në vitin 2018, ai ka qenë pjesë e klubit japonez, Kobe kurse sezonin e fundit ka qenë pjesë edhe e klubit Emirates Club./Arbresh.info
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...