Google ADS

Pas ndeshjes trajneri i Turqisë shpërthen me akuza ndaj Kosovës: Jemi shtete mike, sigurimi ma rrahu lojtarin

23:51 | 11 Qershor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Turqisë U-21, Vedat Inceefe, është ankuar pas ndeshjes që Kosova e fitoi ndaj tyre me rezultat 2-1.

Sipas tij një person i sigurimit në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka rrahur portierin rezervë Irfan Can Egribayat.

Inceefe fillimisht i filloi akuzat në korridore ndaj një punëtoreje të FFK-së, për të vazhduar pastaj konferencë për shtyp.

“Na qëlloi me grushte. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve”, tha trajneri.

Ai e vazhdoi të njëjtën edhe në konferencë, ku në fund ia uroi Kosovës fitoren.

“Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda”.

“E ka rrahur me grushte portierin rezervë. Unë tentova ta zë personin dhe ta dërgoj te personat përgjegjës. Ai gjendet ende aty jashtë”, ka thënë Vedat Inceefe. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme