Real Madrid prezantoi para disa ditësh në një Bernabeu të tejmbushur, Kylian Mbappe. Por, ylli francez nuk do të jetë i vetmi që prezantohet këtë verë në stadiumin e “Galaktikëve”. I radhës që pret një prezantim si “Superstar” është Endrick, fenomenit që mbërrin nga Brazili.
Sulmuesi, që do të mbushë 17-vjeç më datë 21 korrik, u ble për 70 milionë euro nga Palmeiras ndërsa synon që të shndërrohet në një lojtar me peshë në futbollin europian. Në sezonin e fundit në Brazil, Endrick realizoi katër gola në 26 ndeshje ndërsa sulmuesi tashmë është bërë pjesë e rregullt edhe e kombëtares.
Në Madrid, Endrick do të bashkohet me patriotët e tij Vincius Junior dhe Rodrygo, që ashtu si ai mbërritën në moshë të re te Reali, por tashmë janë shndërruar në liderë të spanjollëve.
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...