Barcelona mori një goditje të dyfishtë të dielën, kur Frenkie De Jong dhe Pedri u detyruan të largohen nga loja në pjesën e parë të ndeshjes me Athletic Bilbao që përfundoi me barazim.
Që të dy lojtarët tashmë është konfirmuar se do të jenë jashtë fushave për të paktën një muaj, ndërsa spanjolli pritet që të mungojë edhe pak më gjatë, pasi klubi nuk ka shprehur dëshirën që ta sforcojë rikthimin e tij për shkak të frikës që problemi mund të përsëritet.
Problemet e shumta me lëndime të Pedrit janë shkaktuar si pasojë e shumë ndeshjeve që kishte luajtur në vitet e para të karrierës së tij, dhe ky do të jetë një mësim i vlefshëm për Barcelonën sa i përket situatës me Lamine Yamal, i cili tashmë është njëri ndër lojtarët e tyre më të rëndësishëm në moshën 16-vjeçare.
Përkundër kësaj, menaxhimi i mintuave për talentin spanjoll është më se i nevojshëm për të evituar një situatë të ngjashme si ajo e Pedrit.
🚨 Lamine Yamal has some discomfort in his knee. Barca does not want to take any type of risk with Yamal and are treating his discomfort with maximum caution. @sport pic.twitter.com/CSfiVIZq0i
— barcacentre (@barcacentre) March 5, 2024
Fatkeqësisht për Barcelonën, ai është duke vuajtur nga një lëndim, pasi siç raporton Sport ai është duke u ballafaquar me një lëndim në gju.
Ekipi mjekësor i blaugranasve është duke e trajtuar adoleshentin me shumë kujdes në mënyrë që situata të mos përkeqësohet më tej.
Kjo do të thotë se Lamine Yamal me shumë mundësi nuk do të luajë në përballjen ndaj Mallorcës të premten, pasi Barcelona dëshiron që ta ketë atë në 100 për qind për duelin e rëndësishëm ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet të martën e ardhshme./Telegrafi/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë