Roberto Mancini, trajneri i Italisë, vendosi të hënën që ta heqë Mario Balotellin nga lista e lojtarëve për ndeshjen e Ligës së Kombeve, që do ta luajë sonte, kundër Portugalisë, në “Da Luz”. Trajneri axurr u shfaq i shqetësuar për formën e Balotellit, pas performancës zhgënjyese në takimin e së premtes, kundër Polonisë (1-1), kur mori edhe kritika të shumta. Sidoqoftë, shkaku zyrtar i mbetejes jashtë të tij është se sulmuesi po vuan një siklet në kofshë.
Mancini tha të shtunën se ai kishte për të biseduar me Balotellin, për të cilin nënvizoi se i duhet të përmirësohet shumë. Mungesa e sulmuesit kontrovers kundër Portugalisë mund të interpretohet si rezultat i paraqitjes së keqe ndaj Polonisë, por në nivel zyrtar është një masë paraprake ndaj lëndimit që e ka prekur në kofshë.
Mancini thirri këta 24 lojtarë për sfidën në Lisbonë:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Leonardo Bonucci (Juventus), Mattia Caldara (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (Genoa), Emerson Palmieri (Chelsea), Manuel Lazzari (SPAL), Alessio Romagnoli (Milan)
Mesfushorë: Nicolò Barella (Cagliari), Marco Benassi (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Jorginho (Chelsea)
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Giacomo Bonaventura (Milan), Federico Chiesa (Fiorentina), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Zaza (Torino)
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...