Edon Zhegrova luajti 45 minuta në miqësoren që Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi kundër Shqipërisë.
Ai pati disa driblime dhe disa goditje në portë, njërën prej të cilëve e priti Alban Hoxha, portieri që zëvendësoi Etrit Berishën në pjesën e dytë.
Megjithatë, shumë media e kanë kritikuar Zhegrovën dhe paraqitjen e tij duke folur më shumë për egoizmin e tij.
Për këtë Zhegrova ka shkruar një status në InstaStory ku ai thotë se për Kosovën gjithmonë e jep maksimumin në çdo ndeshje.
“Jam ardh në Kombëtaren e Kosovës, asnjë minutë nuk kam hezitu mos me e pranu ftesën. E dini edhe ju, e ka thonë edhe legjenda e futbollit, i ndjeri Fadil Vokrri, se e dua këtë vend me zemër, më shumë se krejt ju që shkruani kundër meje dhe kundër Kombëtares”, ka shkruar ndër të tjera Zhegrova.
“Në qoftëse unë nuk e kisha pranuar ftesën në fillim të gjithë do të më quanit tradhtar si shumë të tjerë që i keni quajt. Po besoni që të gjithë djemtë në Kombëtare kanë ardhur me zemër, me e jep maksimumin. E ju që jeni kundër Kombëtares dhe bashkëlojtarëve të mijë, ju nuk jeni me ne. Kosovë, të dua! Krenar!”, ka shkruar në fund Zhegrova. /GazetaExpress/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...