Komisioni Disiplinor i FFK-së, ka gjobitur skuadrën e Ballkanit, ku përfshihet presidenti, Arsim, Kabashi, kryetrajnerin, Ilir Daja dhe drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi.
Krejt kjo pasi ata nuk u pajtuan me vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen kundër Dukagjinit, e cila përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Klubi i Balllkanit është duanuar me 1500 euro gjobë për lëshim në organizimin e ndeshjes, presidenti, Arim Kabashi është dënuar me 1000 euro për kërcënim ndaj gjyqtarëve, trajneri, Ilir Daja dënohet me 1000 euro për akuza ndaj gjyqtarëve.
Dënim ka marr edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, me gjobë në shumë prej 300 euro, ku pas përfundimit të ndeshjes, ka hyr në lokalet zyrtare dhe ka fyer dhe ofendon referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu, ndërsa Nd/menaxheri i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi, është dënuar pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 3 (tre) ndeshje të organizuara nga FFK si dhe me gjobë në shumë prej 500 euro pasi pas ndeshjes ka hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes.
Vendimi i plotë:
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij, derisa po shkonin në lokalet zyrtare. Pasi futbollistët e të dy skuadrave kishin hyrë në dhomat e zhveshjes, në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-në dhe tentuan t’i sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë largimit nga stadiumi, disa persona të pa autorizuar kanë sulmuar lojtarët mysafirë, të cilët i kishin veshjet zyrtare të klubit (trenerka), në ato momente ka intervenuar policia dhe ka evituar pasojat e mundshme nga ky sulm. Për shkak të situatës tejet të tensionuar dhe pamundësisë së largimit nga stadiumi i zyrtarëve të ndeshjes, delegati e referët e ndeshjes, të shoqëruar nga policia, kanë dal një orë e gjysmë (90 minuta) pas përfundimit të ndeshjes nga stadiumi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (RECDIV).
Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi nr ID009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Nd/menaxheri i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godasë referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 3 (tre) ndeshje të organizuara nga FFK si dhe me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID028309M66. Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt se komisioni i FFK-së qëllimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit! Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). ( RECEDIVIST ).
Drejtori sportiv i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi nr ID 024473M84. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 03.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...