Google ADS

Pas Ibras edhe Rebic i shtohet mungesave tek Milan

18:24 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas sulmuesit të Milan, Zlatan Ibrahimocic, tani duket se edhe Ante Rebic nuk do të mund t’ja dalë të jetë i gatshëm në ndeshjen ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Zlatan Ibrahimovic u ankua për dhimbje muskulore gjatë stërvitjes të së shtunës, dhe pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se suedezi nuk do të mund të paraqitet me klubin deri në janar.

Pas këtij lajmi, sipas ‘Gianlucadimarzo.com’, problemet për ‘Rossonerët’ janë shtuar ende.

Edhe sulmuesi tjetër i Milan, Ante Rebic, nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Sassuolos, transmeton lajmi.net.

Kroati thuhet se ka probleme me shputën e këmbës dhe si pasojë nuk është grumbulluar në ekip.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme