Rënia e Milanit nisi në verën e 2012-ës, kur skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri dështoi të fitojë titullin kampion dhe më pas dy prej yjeve të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva u larguan me destinacion Parisin.
Gjiganti suedez bëri xhiron e botës duke u transferuar fillimisht në Angli dhe më pas në Shtetet e bashkuara të Amerikës, para se të rikthehej te Milani në janar, ku po ndihmon kuqezinjtë në arritjen e objektivit.
Kontrata e Ibrës me kuqezinjtë skadon këtë verë, por suedezi po argëtohet dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që të firmosë rinovimin edhe për një tjetër sezon, ndërsa në skuadër mund t’i bashkohet edhe një tjetër lider i Milanit kampion të 2011-ës.
Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin brazilian Thiago Silva, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit francez nuk i kanë ofruar rinovimin, të ndikuar edhe nga 35 vitet mbi shpinën e tij.
Vetë menaxheri i mbrojtësit brazilian, në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar se Milani është një “dashuri e veçantë” e Thiago Silvës, i cili do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali, për të veshur sërish fanellën kuqezi.
Deri tani nuk ka ende një negociatë konkrete mes palëve, pasi fillimisht kuqezinjtë do të duhet të presin fundin e sezonit, për të parë se çfarë strategjie do të ndjekin për vitin e ardhshëm, por Ibra dhe Thiago Silva mund të bashkohen sërish në një skuadër.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...