Pas humbjes nga Shqipëria, Kosovën e presin dy ndeshje në Ligën e Kombeve

09:38 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kombëtares së Kosovës i kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar në grumbullimin e nëntorit.

‘Dardanët’ në ndeshjen e parë, e cila ishte miqësore, është mposhtur 2:1 nga Shqipëria në ‘Elbasan Arena’ të mërkurën mbrëma.

Dy ndeshjet tjera të Kosovës janë në kuadër të Ligës së Kombeve, në Ligën C, shkruan lajmi.net.

Më 15 nëntor, Kosova luan në udhëtim te Sllovenia, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Tre ditë më vonë, më 18 nëntor, Kosova në ‘Fadil Vokrri’ pret Moldavinë.

Ende nuk dihet nëse Bernardn Challandes do të mund ta udhëheq Kosovën në këto dy ndeshje, pasi është testuar pozitiv para miqësores me Shqipërinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme