Trajneri i londinezëve të Chelsea-t, anglezi Frank Lampard ka kritikuar ashpër dy futbollistët e tij, sulmuesin gjerman Timo Werner dhe mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç për humbjen ndaj Arsenalit 3-1, njofton Insajderi.
Pas derbit të Londrës, tekniku anglez u tërhoqi vëmendjen dy futbollistëve për lojën jo të mirë në fushë.
“Timo Verner – Sot Timo nuk po jepte mjaftueshëm me lojën me dhe pa top. Kemi kaluar lodhje, do të bisedojë me të. Por e ndjeva se duhet të bëja zëvendësime gjatë ndeshjes. Ky është një kampionat ndryshe”, tha Lampard për sulmuesin që u ble këtë verë nga Leipzig.
“Mateo Kovaçiç – Nuk ishte mjaftueshëm i mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte më mirë, por duhet të bëjë më mirë kështu. Nuk ka qenë i mirë në disa aspekte: sprint, presing, vrap, shpejtësi e pasimeve. Në të gjitha aspektet ishte gabim. Kishim një qasje letargjike në pjesën e parë. Nuk ka rëndësi se luan kundër Arsenal-it apo kundër një ekipi tjetër”, u shpreh trajneri i Chelsea-t për kroatin që u transferua nga Real Madrid.
Chelsea aktualisht mban vendin e shtatë në ligë me 25 pikë, pas 15-të javësh të zhvilluara.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...