Interi vendosi të trondisë jo pak tifozët këtë të mërkurë, me ndryshimin e hierarkive te lojtarët, duke shkarkuar nga përgjegjësitë dhe privilegjet e kapitenit sulmuesin Mauro Icardi.
Me një postim të thatë në rrjetet sociale, grada e kapitenit tani do të rëndojë në krahun e portierit Samir Handanoviç, një vendim që nuk lë shteg për interpretime në rang meritash, por hap shumë diskutime për situatën polemizuese rreth futbollistit argjentinas.
Vendimi i bujshëm i drejtuesve të Interit erdhi pas polemikave të shumta, lidhur me rinovimin e kontratës së bomberit të zikaltërve.
Mauro Icardi, i cili u emërua kapiten para 3 vitesh nga trajneri Roberto Mançini, ka refuzuar të firmosë akordin e ri të propozuar nga skuadra milaneze, duke kërkuar përmirësime të ndjeshme në terma financiarë, ndikuar dhe nga ofertat e shumta.
Por jo vetëm kaq. Gjuha aspak diplomatike e gruas, që bën edhe agjenten e futbollistit, ka çuar në përplasje me drejtuesit. Wanda Nara ka tejkaluar interesat e klientit, duke zbuluar dhe situata të lojtarëve të tjerë, mes të cilëve edhe Ivan Perisiç.
Interi nuk u ndal me kaq në surprizat rreth argjentinasit, pasi ka vendosur ta lërë jashtë listës së futbollistëve për ndeshjen e Europa League, të enjten në mbrëmje në Vjenë, kundër Rapidit./tch
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...