Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është duke kaluar kohë të vështira me skuadrën.
Sulmuesit nga Gaboni i’u heq shiriti i kapitenit për shkak të disa arsyeve disiplinore dhe përveç kësaj nuk u ftua as për ndeshjen e mesjavës ndaj West Hamit në të cilën “Topçinjët” triumfuan me rezultat 2-0.
Në konferencën për shtyp të së premtes, para ndeshjes të së shtunës kundër Leeds United, Mikel Arteta ka konfirmuar se Aubameyang do të mungojë edhe në këtë përballje.
Lajme jo të mira për sulmuesin nuk kanë fund, pasi “Telegraph” raporton se ai nuk është duke u stërvitur më me skuadrën dhe nuk pritet ta bëjë këtë para se të largohet për në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Sipas “Telegraph”, derisa të niset për në Kamerun, ai do të punojë i vetëm në terrenin stërvitor të klubit dhe nuk do t’i bashkohet grupit deri sa të përfundojë kapanjën e Kupës së Kombeve të Afrikës me Gabonin.
Aubameyang kuptohet se nuk ka refuzuar të stërvitet megjithatë klubi po krijon një trajtim ndryshe për të – që ai të punojë i vetëm për të ruajtur gjendjen fizike për ‘AFCON’.
“Gunners” janë të hapur për të lënë Aubameyang të largohet në janar dhe do të diskutojnë çdo ofertë në dritaren e muajit të ardhshëm, por një largim veror duket më i mundshëm.
/Arbresh.info
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...