Pas Achraf Hakimit, Interi i Antonio Contes synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në mbrojtje.
SportMediaset zbulon se zi-kaltrit kanë nisur prej kohësh kontaktet me David Alaban, austriakun që për momentin refuzon të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021 me Bayern Munich.
Alaba ka profilin ideal për Conte pasi mund të përdoret si mesfushor i majtë në skemën 3-5-2 por si edhe mbrojtës i majtë në 3-shen e prapavijës. Përpara mbylljes së kufijve për shkak të COVID-19, Alaba ka qenë dy herë i pranishëm në Milano për të takuar drejtuesit zikaltër.
Aktualisht në merkato ai vlerësohet 50 milionë euro, ndërsa te Bayerni paguhet 11 milionë euro në sezon.
Pas austriakut janë edhe Reali i Madridit, Manchester City dhe Paris Saint Germain por Interi i ka hedhur bazat dhe nuk do të ishte aspak surprizë transferimi i 28-vjeçarit te skuadra e Contes, ndërsa në marrëveshjen mes palëve mund të përfshihet edhe kartoni i Ivan Perisic.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...