Pas Granit Xhakës, Bayerni kërkon edhe Alexis Sanchezin

09:45 | 28 Mars 2017
Arbresh Info

Pas Granit Xhakës, Alexis Sanchez thuhet se është duke u kërkuar për transferim nga Bayern Munichu sepse gjermanët dëshirojnë të dominojnë sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve.

Bayerni shkatërroi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 10 me 2 në dy takimet e zhvilluara këtë edicion në kuadër të këtij kompeticioni, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi kilian, i cili besohet se do të kthente Bayernin në krye të dominimit evropian duke sfiduar edhe Barcelonën dhe Real Madridin, deri tani ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshje të re me klubin londinez.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ raporton se Arsenali mund të shes Sanchezin për vetëm 35 milionë funta.

“Bavarezët” kanë kërkuar gjithashtu transferimin e yllit shqiptar Granit Xhaka, i cili së fundmi ka pohuar se është i lumtur në ‘Emirates’./arbresh.info

Të ngjashme