Pas eliminimit të Zvicrës nga Kupa e Botës, Granit Xhaka reagon me një postim

13:04 | 9 Dhjetor 2022
L G

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale disa ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Zvicra u eliminua në fazën e 1/8-tës pasi u mposhten nga Portugalia me rezultat të thellë 6-1.

Disa ditë pas kësaj humbje, mesfushori shqiptar, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një reagim.

Kapiteni i Zvicrës ka falënderuar të gjithë për mbështetjen teksa shton se do të rikthehen edhe më të fortë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi”.

“Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”.

“Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë, Përfaqësuesja e Zvicrës”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme