Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve në të tetën e finales do të ketë një ndikim të madh financiar, ndërsa La Gazzetta dello Sport parashikon një tjetër humbje të madhe në edicionin 2021/2022 në vlerë prej afro 200 milionë euro.
Zonja e Vjetër raportoi humbje prej rreth 210 milionë euro në sezonin 2020/2021, ndërsa sipas gazetës italiane, rezultatet financiare të Bianconerëve nuk do të jenë më të mira edhe kësaj radhe.
Eliminimi nga Villarreali e pengon Juven të përfitojë rreth 15 milionë euro nga çmimi i UEFA-s dhe të drejtat televizive.
Gjatë këtij sezoni, klubi italian ka përfituar rreth 84 milionë euro nga Liga e Kampionëve, 10 milionë më shumë se në sezonin 2020/2021, kur nën drejtimin e Andrea Pirlos u eliminua në të njëjtën fazë.
Rezultati i mbrëmshëm (e mërkurë) bëri që aksionet e Juventusit të bien me nëntë për qind këtë mëngjes.
Raporti sqaron se klubi nuk ka probleme likuiditeti pas një investimi të fundit në vlerë prej 400 milionë eurosh, por plani i klubit për të arritur pikën e barazimit në sezonet e ardhshme do të ndikohet nga rezultati i djeshëm. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre është duke shitur disa nga lojtarët e tyre.
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...