Gjashtë lojtarë të Interit pritet të largohen nga Giuseppe Meazza pas Edin Dzekos, ndërsa Chelsea thuhet se është zemëruar me Romelu Lukakun i cili ka refuzuar një ofertë të re nga Al-Hilal.
Nerazzurrët praktikisht nuk kanë buxhet transferimi, kështu që ata duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre përpara se të bëjnë blerje të reja.
Agjentët e Andre Onanës janë në bisedime me Manchester United dhe Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë një ofertë hapëse për Nerazzurrët që duan të paktën 50 milionë euro për reprezentuesin kamerunas.
Edin Dzeko tashmë i është bashkuar Fenerbahces si lojtar i lirë dhe tre lojtarë të tjerë nuk do të vazhdojnë kontratat e tyre që skadojnë në fund këtij muaji me Nerazzurrët.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio dhe Roberto Gagliardini do të largohen më 30 qershor. Cesar Azpilicueta i Chelseat mund të zëvendësojë D’Ambrosio, sipas Sky Sport Italia.
Pritet që të largohen edhe Marcelo Brozovic dhe Robin Gosens. Gazeta italiane konfirmon se Union Berlin ka arritur një marrëveshjeje në parim me mbrojtësin e majtë gjerman, por Interi kërkon të paktën 15 milionë euro.
Çmimi i kërkuar për Brozovic është 25 milionë euro dhe Nerazzurrët presin një ofertë të re nga Al-Nassr deri në fundjavë me kroatin, i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin saudit.
Strategjitë e transferimit të Interit janë disi të lidhura ngushtë me klubet saudite. Sipas Il Corriere dello Sport, Lukaku ka refuzuar një ofertë të re nga Al-Hilal. Agjenti i tij konfirmoi të enjten se belgu dëshironte të vazhdonte të luante në Evropë.
Gazeta Tuttosport shton se Al-Hilal ishte gati të ofronte 68 milionë euro, kështu që refuzimi i Lukakut zemëroi Chelsean. Sulmuesi belg dëshiron vetëm të kthehet te Interi, i cili, megjithatë, aktualisht nuk ka para për ta rikthyer atë duke pasur parasysh se Chelsea nuk do të pranojë një marrëveshje të re huazimi.
Lukaku tha më pak se dy vjet më parë se ai nuk do të bashkohej kurrë me Milanin, por kuqezinjtë tani janë të interesuar për 30-vjeçarin dhe do të konkurrojnë me Interin për të, Marcus Thuram dhe Davide Frattesi. /Telegrafi/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...