Alexis Sanchez ka shënuar dy gola të njëpasnjëshme në ndeshjen ndaj Sampdorias.
Sulmuesi kilian i dha epërsinë Interit në ndeshjen në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Ish ylli i Manchster United dhe Arsenalit realizoi për 1 me 0 në minutën e 20′, ndërsa golin tjetër e shënoi vetëm dy minuta më vonë dhe sërish pas asistimit nga Sensi.
Por, Sanchez u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43′ të pjesës së parë dhe mori kartonin e dytë të verdhë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë duke u përjashtuar kështu nga fusha.
Gjyqtari Gianpaolo Calvarese ndëshkoi bartësin e fanellës me numër shtatë me kartonin e dytë të verdhë për shkak të stimulimit në zonën e rreptësisë./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...