Zlatko Dalic do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Edhe pse pritej që Dalic të largohet pasi Kroacia e mbylli në vendin e tretë në Grupin B me vetëm dy pikë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kështu ka thënë se paku presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustic, që ka konfirmuar se Dalic do të mbetet në detyrën e selektorit.
“Ai është selektor dhe do të mbetet përzgjedhës i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart”, tha Kustic për Nova TV.
Kustiq ka komentuar edhe fatin e Luka Modric në kombëtare.
“Shpresoj që ai të jetë këtu, të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit në Ligën e Kombeve dhe në Botëror, do të vendosë vetë. Besoj se do të qëndrojë dhe do ta doja shumë”, tha Kustic për të ardhmen e mesfushorit kroat.
Kujtojmë se para barazimit 1:1 me Italinë, Kroacia barazoi edhe me Shqipërinë (2:2), ndërsa në xhiron e parë të turneut u turpërua nga Spanja (3:0) dhe Euron e mbylli vetëm me dy pikët e fituara, që është performanca më e dobët ndonjëherë në një garë të madhe. /Telegrafi/
Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvilli...
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...