Pas Buffonit, ky portier i Juventusit do të mbajë fanellën me numër 1

17:49 | 8 Korrik 2018
Arbresh.info

Wojciech Szczesny do të mbajë fanellën me numër 1 te Juventus.

Skuadra kampione e Serie A, përmes dyqanit të saj online ka njoftuar se portieri polak do të mbaj fanellën me numër 1 nga sezoni i ri.

Këtë fanllë e ka mbajtur deri më tani legjenda Gianluigi Buffon.

Buffon në fund të sezonit është larguar nga Juventusi pas qëndrimit 17 vjeçar.

Veterani italian dy ditë më parë është zyrtarizuar te Paris Saint Germian në Francë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme