Një histori që nisi në vitin 1954 dhe përfundon tani, në vitin 2024. Pas 70 vjetësh histori, emri Maldini nuk do të jetë më i pranishëm në stafin e Milanit. Daniel Maldini, anëtari i fundit i klanit, u largua përfundimisht nga kuqezinjtë për t’iu bashkuar Monzas.
Dinastia Maldini në Milano filloi me Cesaren, në vitin e largët 1954. Si lojtar, patriarku i familjes luajti 390 ndeshje për italianët, midis viteve 1954 dhe 1966. Më vonë u kthye si trajner, në dy raste. E para midis 1972 dhe 1974 dhe e dyta në 2001.
Maldini i dytë që veshi fanellën kuqezi të klubit ishte ai që pati ndikimin më të madh te skuadra e Milanit. Paolo Maldini kaloi të gjithë rininë e tij në këtë klub dhe bëri debutimin për ekipin e parë në vitin 1985. Më pas kaloi 25 vite radhazi si lojtar kuqezi, shumë prej të cilave si kapiten dhe figura kryesore e Milanit.
Në total, luajti 902 ndeshje, ku fitoi 25 tituj mbresëlënës. Ai u tërhoq në vitin 2009, në moshën 41-vjeçare, por u kthye në klub në vitin 2018, në postin e drejtorit sportiv, të cilin e mbajti deri në vitin 2023.
Anëtari i tretë dhe i fundit i familjes Maldini, që përfaqësoi kolosin italian, ishte Danieli. Më pak i suksesshëm se babai i tij, Paolo, dhe gjyshi, Cesare, mesfushori sulmues luajti vetëm 24 ndeshje për klubin, pasi kaloi gjithë periudhën e formimit në klubin verior italian.
Pasuan huazimet te Spezia, Empoli dhe Monza, më këtë të fundit që blen lojtarin përgjithmonë, duke i dhënë fund kështu epokës së Maldinit te Milani./ss
Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale për...
Petkoviq: Ramë dakord për krijimin e një komisioni të përbas...
Skoci/ Ndalohet përdorimi i WhatsApp nga funksionarët e qeve...
Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjet...
Japonia përgatitë planin/ Synohet që 50% e energjisë elektri...
Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës donacion afro 300 mij...