Kjo është hera e parë që Milani arrin deri në çerekfinale, pas 11 vjetësh.
Klubi italian mbrëmë zhvilluan ndeshjen e tyre me Tottenhamin, në të cilën nuk u shënua asnjë gol.
Por nuk kishte asnjë problem për kuq e zinjtë, pasi në ndeshjen e parë Milani kishte dhënë një gol.
Edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se kualifikimi i Milanit ishte plotësisht i merituar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas barazimit pa gola ndaj Tottenhamit.
“Ne bëmë mirë. Ne i kërkuam skuadrës të luante me karakter dhe ne mund të kishim më shumë posedim në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë”.
“Nuk e lëshuam kurrë. Është një kualifikim plotësisht i merituar duke marrë parasysh mënyrën se si luajtëm në të dy ndeshjet.”
“Duhet ta bëjmë hap pas hapi. Ishte e rëndësishme para së gjithash kalimi i fazës së grupeve, një përmirësim nga sezoni i kaluar, tani presim shortin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Ne do të luajmë me një kundërshtar të madh, por Tottenhami është gjithashtu një ekip i madh dhe ne gjithmonë mund të themi fjalën tonë. Është mirë të ëndërrosh”.
“Është e mrekullueshme të luash në Ligën e Kampionëve, kënaqësi dhe e rëndësishme për Milanin”, ka thënë Pioli./arbresh.info/
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...