Pas 11-viteve në Serie A, Sampdoria bie nga elita e futbollit italian

20:59 | 8 Maj 2023
Orgesa Haziri

Sampdoria ka rënë zyrtarisht në Serie B të hënën pas humbjes nga Udinese me rezultat 2:0.

Klubi ishte në ligën e parë që nga viti 2012-2013, por 23 humbje, tetë barazime dhe tre fitore i bënë ata të zbresin në nivelin e dytë në Itali.

Gjërat mund të përkeqësohen edhe për lojtarë si Fabio Quagliarella, Harry Winks, Jese Rodriguez dhe të tjerë, pasi raportet thonë se ka “frikë të vërtetë” se klubi do të shpallet i falimentuar deri në verë.

Sampdoria fitoi Scudetton në 1990-1991 me yjet si Gianluca Vialli, Roberto Mancini dhe të tjerë së bashku me menaxherin Vujadin Boskov./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme