Pas 11 viteve, Espanyol fiton ndaj Real Madridit

22:00 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Real Madrid ka pësuar humbje nga Espanyol në udhëtim me rezultat minimal 1:0

Los Blancos ka pësuar humbje nga Espanyol me rezultat 1:0, ndeshje kjo në kuadër të javës së 26 të La Ligas.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Moreno në minutën e fundit të takimit 90+3.

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e tretë më 51 pikë, 14 më pak se sa Barcelona në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme