Google ADS

Pas 11 vitesh portieri rus nuk pëson gol

21:31 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

CSKA Moska ka mposhtur Benfican me rezultat të pastër 2 me 0 në kuadër të grupit A në Ligën e Kampionëve.

Golat për fitoren e skuadrës ruse i shënuan Georgi Shchennikov dhe mbrojtësi i Benficas, Jardel, i cili shënoi autogol.

Por, fitorja e CSKA nuk është ngjarja e natës në futbollin rus dhe atë evropianë.

 

Portier rus Igor Akinfeev, sonte për herë të parë nuk ka pësuar gol në portën e tij në Ligën e Kampionëve pas 11 vitesh dhe 43 ndeshjeve, shkruan arbresh.info.

Portieri kombëtares ruse është i njohur për pranimin golave të shumtë në karrierën e tij.

Akinfeev ishte konsideruar si portieri i ardhshëm i Manchester United sa ishte trajner Sir Alex Ferguson por ky transferim nuk ndodhi kurrë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme