Google ADS

Partizani – Skënderbeu, trajneri nga Kosova favorizon serbët

08:41 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Xhevat Prekazi ka luajtur me Partizanin e Beogradit, klub që e mbështet dhe madje jeton në kryeqytetin serb.

Pas luftës në Kosovë nuk i ka mbetur askush, ndaj edhe prej vitesh nuk ka shkuar më atë. Prekazi ka shkëlqyer edhe me Galatasarayin në Turqi.

“Nuk kam qenë kurrë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që më ka interesuar ka qenë futbolli. Beogradin e konsideroj qytet timin, pasi aty kam filluar karrierën dhe jam bërë futbollist me emër, në këtë qytet kam kaluar vitet e mia më të bukura”, deklaron Prekazi, që punon me moshat e Partizanit në një intervistë të dhënë në TV Klan.

Të enjten ai do fitoren e Partizanit ndaj Skënderbeut, ndërkohë që flet edhe për faktin se pse shqiptarët nuk luajnë në Serbi.

“Pse mos të mos luajnë futboll, tani futbollistët nga Serbia po shkojnë në Shqipëri. Mua më thërrasin shumë shqiptarë që i kanë fëmijët talente, po nuk guxojnë të vijnë. Këtu te fëmijët, që unë drejtoj, janë edhe tre shqiptarë dhe janë të pranuar nga të gjithë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme