Skënderbeu qëndroi vetëm pak orë në fronin e kryesuesit, pasi Partizani e zhvedosi në vendin e dytë falë suksesit 2-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Luftëtarit.
Të kuqtë pësuan gol pas tetë javësh, por shënuan 2 herë ndaj bluzinjve, duke siguruar fitoren e katërt radhazi dhe të shtatën në fazën e parë.
Një 90-minutësh i dominuar nga formacionit të Skënder Gegës, sidomos në pjesën e dytë, falë edhe përgatitjes së lartë fizike.
Emanuel Mensah shtyu drejt rrjetës në minutën e 21-të një top të kontrolluar keq nga portieri Ruçi në momentin ne krosimit të Asanit.
Gjirokastritët protestuan për ndërhyrje të parregullt të Bardhit ndaj portierit, por për kryesorin gjithçka “ok”. Partizani kërkoi ta mbyllte shpejt ndeshjen, por një kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit në minutën e 40-të u përmbyll me golin e Vasil Shkurtajt, që e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Xhika.
Meritë e Ruçit në nisjen e shpejtë të aksionit por edhe e Radovicit që fitoi duelin me Ibrahimin, para se të shërbente për Shkurtajn.
Sulmuesi kryesor i Luftëtarit u dëmtua në fillimin të pjesës së dytë, duke ia lënë vendin Dungas. Sapo u krye zëvendësimi, Esat Mala lëvizi bukur nga e majta dhe fitoi një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së parregullt të Liçajt. Nuk kishte asnjë dyshim kryesori Cjapi, 11-metërsh për Partizanin që shndërrohet në gol nga Bruno Telushit.
Të kuqtë e administruan me qetësi avantazhin, duke e mbajtur Luftëtarin në gjysmëfushën e tij, për t’u rikthyer shumë shpejt në krye të renditjes me 22 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. /SS/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...