Lojtari Jasir Asani do të vazhdoj huazimin tek skuadra e madhe suedeze AIK nga Stokholmi.
Ka qenë klubi i Partizanit që ka njoftuar për vazhdimin e huazimit të lojtarit, deri më 30 gusht të këtij viti, pasi futbolli në Suedi nuk kishte filluar më parë shkaku i pandemisë Covid-19.
Asani llogaritet si një lojtar shumë i talentuar, teksa në fund të marrëveshjes AIK ka mundësinë edhe të blerjes së lojtarit.
Njoftimi i plotë i FK Partizanit:
Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK.
FK Partizani dhe AIK në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigandët suedez AIK.
Marrëveshja e re e cila është konkretizuar me pëlqimin e dy klubeve dhe lojtarit Jasir Asani, ka ardhur si pasojë e ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj të aktiviteteve zyrtare të futbollit për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19.
Jasir Asani i cili u shpall kampion i Shqipërisë me të kuqtë, iu bashkua klubit të AIK në Janar të 2020, skuadër me të cilën debutoi me gol në ndeshjen zyrtare të kupës së Suedisë ndaj Kalmar.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...