Sot në krye të pankinës së Partizanit është prezantuar trajneri Skënder Gega tek i cili mbetet një përgjegjësi e madhe për ta çuar përpara Partizanin.
Gjatë prezantimit të tij ka folur edhe drejtori i përgjithshëm i Parizanit, Olsi Rama, duke e vlerësuar atë dhe duke shprehur mbështetje maksimale për projektet që do te nisin së bashku në të ardhmen. Ja dhe fjala e plotë e drejtorit Rama:
“Shpresoj ta nisim me këmbë të mbarë sezonin. Në përiudhën e shkurtër që unë jam te Partizani, Skënderi është trajneri i tretë. Shpresoj të jetë me ne për një kohë të gjatë. Shpresoj të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe të dalë në pension te Partizani, duke u bërë një Arsen Venger i dytë.
Dua të them arsyet e zgjedhjes së trajnerit. E para vjen natyrshëm në familjen e Partizanit. Është një nga lojtarët që ka kontribuar në vitet 80 dhe është kthyer në vitin 1995.
Zgjedhja ishte një vendim i përbashkët i strukturave të klubeve. Gega vjen nga kultura amerikane dhe atje është një kulturë tjetër. Ka kontribuar për ekipin e U19 dhe U21.
Lojtarët që janë në pikun e Partizanit, trajneri i ka kaluar dhe i ka pasur tek moshat e ekipit kombëtar. Njeh jo vetëm lojtarët e Partizanit por edhe lojtarët e tjerë shqiptarë. Ka qenë një kontribuues për sjelljen e lojtarëve nga Kosova. Ne besojmë te integriteti i tij. /Panorama Sport
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...