Skënderbeu pret Partizanin e Beogradit për të zhvilluar ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Europa League.
Skuadra serbe erdhi në Shqipëri me objektivin për të marrë 3 pikët ndaj Skënderbeut, edhe pse nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj, pasi nuk do të jenë në stadium pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.
Kjo përballje ka marrë një rëndësi kaq të madhe, sa për futbollistët është përcaktuar një shpërblim prej 130 mijë eurosh në rast fitoreje ndaj skuadrës së Ilir Dajës.
Sfida me Skënderbeun është vlerësuar në maksimum nga trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukiç, sipas të cilit është përcaktuese edhe për fatet e grupit B.
“Është një ndeshje me shumë peshë, pasi do të shohim sesi do të jetë situata e grupit. Nuk do të jetë e lehtë të fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Skënderbeut, por në Elbasan do të shkojmë për të marrë fitoren. Në këtë përballje do të hedhim në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të mendojmë pozitivisht, të jemi të përqëndruar gjatë të gjithë kohës dhe të luajmë pa frikë”, tha Djukiç para se të nisej nga Beogradi.
Vlen të kujtohet se, Skënderbeu përballet për herë të parë me Partizanin e Beogradit, në arenën europiane, por edhe me një skuadër serbe në përgjithësi. Sfida do të luhet ditën e enjte, në orën 21:05, në “Elbasan Arena”, e do të transmetohet nga paketa sportive “Supersport” në platformën “Digitalb”.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...