Partizani ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen si nikoqir ndaj Skënderbeut.
Skuadra serbe ka fituar me rezultat 2 me 0 në takimin e zhvilluar si nikoqir në kuadër të xhiros së katërt në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Tosic, i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e 39′, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Mesfushori anësor është vlerësuar me notën 8.6.
Lexo edhe: Skënderbeu pëson në Beograd nën brohoritjet “Kosova është Serbi”
Portieri Stajkovic me notën 7.7, sulmuesi Kana me notë 7.4 dhe mesfushori Bilher me notë 7.9 janë lojtarët e skuadrës së trajnerit Miroslav Djukic që janë vlerësuar lartë.
Te skuadra korçare, Adeniyi është vlerësuar me notë 7.0, mbrojtësi Radas me notë 7.6 dhe Vanagjeli me notë 7.9.
Lojtari me notën më të dobët është portieri Orges Shehi (5.6)./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...