Partey dëshiron kalimin tek Arsenal

23:04 | 1 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey, raportohet se është i interesuar të bëhet ylli i fundit që i bashkohet Arsenalit.

27 vjeçari është bërë emër i njohur në Madrid, dhe një nga shtyllat kryesore të ekipit të Diego Simeones, por mund të largohet nga klubi nëse paguhet klauzola e tij prej 44 milionë funte.

Këtë verë Arsenal ka qenë shumë i lidhur me të, dhe tani lojtari është i hapur të bëjë këtë lëvizje, raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Partey vlen deri në vitin 2023 dhe besohet se kriza e shkaktuar nga COVID-19 do t’i pamundësojë Atelticos që t’i ofrojë kontratë të re.

Simeone thuhet se ka qenë i vendosur për të mbajtur lojtarin, por bisedimet mes Partey dhe Atleticos nuk kanë qenë të frytshme.

Të ngjashme