Google ADS

Parisi shkruan një rekord të ri në Ligue 1

08:20 | 21 Maj 2024
D.H

Paris Saint-Germain është skuadra e parë në histori që nuk humbet asnjë ndeshje si mysaifrë për një sezon të tërë të Ligue 1.

Të drejtuarit e Luis Enrique u bënë skuadra e parë në elitën e futbollit francez që në 24 ndeshje radhazi në udhëtim nuk ka pësuar asnjë humbje.

Faqja e statistikave “Opta” ka publikuar këtë statistikë pas fitores 2-0 të kampionëve të Francës ndaj Metz në ndeshjen e fundit të kampionatit, mbrëmjen e së dielës.

Humbja e fundit e PSG-së në një ndeshje në udhëtim në Ligue 1 daton më 11 shkurt 2023, sfidë në të cilën parisienët u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Monaco.

PSG-ja e mbylli këtë sezon me fitoren e titullit në Francë dhe një kuotë prej 76 pikësh të grumbulluara në 34 javë kampionat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme