Lojërat Olimpike të Parisit janë shumë pranë dhe autoritetet e qytetit po punojnë që vizitorët të shijojnë çdo moment dhe të mos përjetojnë gjëra të pakëndshme si p.sh të hasen me “banorët famëkeq” të kryeqytetit. Popullsia e bollshme e minjve në kryeqytetin francez është një realitet i njohur për qytetarët e Parisit, por për vizitorët mund të jetë shumë problem.
“Të gjitha vendet olimpike dhe zonat ku do të festohet u panë për minjtë përpara Lojërave”, tha nënkryetarja e bashkisë Anne-Claire Boux, e cila ka përgjegjësi për shëndetin publik. Përveç urdhrit për një pastrim të thellë për të hequr çdo mbetje ushqimore, bashkia po punuan gjithashtu për të mbyllur pikat e daljes nga kanalizimet.
“Aty ku kishte zona me shumë minj, ne vendosëm kurthe mekanike që kapin minjtë, por edhe dezinfektuam zona të tëra për të reduktuar popullatat problematike. Në fund të fundit, askush nuk duhet të synojë të zhdukë minjtë e Parisit, edhe ata janë të dobishëm në mirëmbajtjen e kanalizimeve. Çështja është që ata të qëndrojnë në kanalizime”, sqaroi më tej nënkryetarja e bashkisë.
Parku prapa Kullës Eifel, ku do të zhvillohen lojërat e volejbollit dhe kopshtet e Luvrit, janë pika të njohura që po shihen me shumë vëmendje. Problemet me minjtë u shkaktuan para së gjithash nga ushqimi i mbetur jashtë në tokë, ose nga kazanët e tejmbushur të mbeturinave, shumë prej të cilëve po ndërrohen nëpër Paris në versione të reja të papërshkueshme nga minjtë./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...