Parisi arriti të shënoi një fitore të madhe në Londër ndaj Arsenalit me rezultat minimal 1-0 në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Parisienët e nisën vrullshëm takimin duke shënuar pas katër minutave me anë të Dembeles, pas një asistimi nga Khvicha Kvaratskhelia, shkruan Arbresh.info.
Sulmet e francezëve nuk u ndalën dhe ata rrezikuan sërish përmes Khvichas por Raya ishte në vend. Parisi kërkoi një penallti pas një ndërhyrje në gjeorgjianin, por ashtu nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes.
Portieri spanjoll, Raya shpëtoi edhe njëherë Arsenalin pas një goditje të fort të Doues.
Ndërkohë, “Topçinjtë”, sulmet i kishin ruajtur për 10 minutat e fundit të pjesës së parë ku rrezikuan përmes Sakas e Martinellit.
Braziliani lëshoi një rast të artë në fundin e pjesës së parë, ku Donnarumma bëri një pritje magjike.
Nous menons au terme de cette première période à Londres. 💪 #ARSPSG (0-1) | #UCL pic.twitter.com/6lPDmwPBbc
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 29, 2025
Vendasit e nisën fuqishëm pjesën e dytë duke shënuar në minutën e 47-të me anë të Merinos. Por pas rishikimit me VAR për rreth tre minuta, goli u anulua.
51’ LE HORS-JEU QUI ANNULE LE BUT DE MERINO !!! ❌
🏴 ARSENAL 0-1 PSG 🇫🇷 pic.twitter.com/JJjV6lMxqP
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) April 29, 2025
Trossard pati një tjetër mundësi të artë për të realizuar në minutën e 56-të por ishte Donnarumma, hero i Parisit edhe njëherë tjetër duke bërë një pritje të madhe.
Më pas vijuan sulmet me radhë të Parisit, ku fillimisht Khvicha pati një mundësi të mirë por goditja e tij shkoi mbi portë.
Rast të qind për qind, pati i inkuadruari në lojë Barcola, pasi u gjend i vetëm para portierit por goditja e tij shkoi pranë portës.
Pesë minuta para përfundimit të takimit, Parisi goditi shtyllën me anë të Goncalo Ramosit.
Deri në fund nuk pati ndonjë rast tjetër të mirë dhe Parisi arriti një fitore të madhe ku tashmë është vetëm një hap larg finales së dytë në histori të klubit.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave luhet javën e ardhshme në “Parkun e Princave”./Arbresh.info
La première manche est à nous ! 👊
Rendez-vous mercredi au Parc ❤️💙#ARSPSG (0-1) | #UCL pic.twitter.com/NuH6cVGtkc— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 29, 2025
Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Gjermania: Kosova stabile, ...
Vushtrria përmbys Lirinë dhe afrohet me rikthimin në Superli...
Kapet në Lezhë 28-vjeçari i kërkuar nga Kosova për vjedhje t...
Rashiq dënon rastin e djeshëm në Veri, do të kërkojë nga IPK...
Aksident mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, lë...
Begaj takohet me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit: SHB...